Dhërmi/ Sherr mes kolegësh, i riu godet me thikë 29-vjeçarin në “Fast-Foodin” ku punonin

1 month ago 6
Reklamë

Poliia e Himarës ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagpsur me thikë kolegun e tij. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në ambientet e një fast-foodi në Dhërmi ku dy të rinjtë punonin.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Himarë ka referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të mëngjesit, në ambientet e një fast-foodi në Dhërmi, ku ky shtetas ishte i punësuar, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) kolegun e tij të punës, shtetasin A. M., 29 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv

Read Entire Article