Dhjetëra ambulanca dhe mjete të tjera të ndihmës së shpejtë janë vendosur në fakultetin e arteve të Universitetit Charle në qendër të Pragës, ku mbetën të vrarë 11 persona dhe u plagosën 30 të tjerë.
Sipas shërbimit të urgjencës, mes të plagosurve ka të lënduar lehtë, por edhe të tjerë që kanë marrë plagë më të rënda.
E gjithë zona është rrethuar nga policia, që u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë brenda dhe të mos dalin në rrugë.
Sipas mediave çeke, 24-vjeçari David Kozak qëlloi me pushkë brenda Fakultetit të Arteve. Në videot dhe fotot e publikuara në rrjetet sociale, ai shihet duke ecur në korridorin e Fakultetit të Letërsisë dhe Filozofisë, ndërsa njerëzit lëvizin me duart lart dhe të tmerruar.
Kozak kishte shkruar më herët në rrjetin social Telegram se donte të bënte një masakër në një shkollë.
Top Channel