Dhuna barbare e fisit Rraja/ Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet: Plagosje e lehtë me dashje

11 months ago 39
Reklamë

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për pjesëtarët e fisit Rraja dhe i akuzon për plagosje të lehtë dhe kanosje, si autor të rrahjes së fisit Maja.

Edhe grupi i eksperteve thotë që dëmtimet hyjnë në kategorinë e plagosjes së lehtë me dashje. Po ashtu akti i ri i ekspertimit më datë 18 shtator, i cili konfimon të njëjtën akuzë.

Dy kushërinjtë Maja u dhunuan brutalisht në një lokal  pranë Thumanës nga një grup personash për shkak se u ankuan se gurorja në pronësi të kushëririt të deputetit Rrahman Rraja po u dëmtonte banesat. Mes dhunuesve u identifikuan Rexhep Rraja, djali i deputetit Rrahman Rrahja dhe vellai i tij.

Mesditën 6 korrikut, ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për t’i kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara. Pas ngjarjes së rëndë, Rrahman Rraja dorëzoi mandatin e deputetit, pasi i përfshirë në episodin e dhunshëm ishte i biri Rexhep Rraja dhe familjarë të tjerë të tij.

Read Entire Article