Dhuna barbare për guroret, policia shpall në kërkim djalin e deputetit socialist

1 year ago 75
Reklamë

Policia ka shpallur në kërkim djalin e deputet socialist, Rexhep Rraja, i cili shfaqet në video duke dhunuar barbarisht një nga dy kushërinjtë në konfliktin për guroren.

Policia shprehet se ka mundur të identifikoj Rexhep Rajën dhe po punon për arrestimin e tij.

Ndërkohë, në njoftimin e një dite më parë policia nuk përmendte përfshirjen e tij në këtë konflikt. Identifikimi i tij u bë i mundur vetëm pas publikimit të videos tronditëse, ku fisi Rraja dhunoi në mënyrë barbare dy persona, të cilët ishin ankuar se po iu dëmtoheshin banesat nga shpërthimet në gurore.

Më herët, policia ka ndaluar tre persona dhe shpallur në kërkim 4 të tjerë.

Read Entire Article