Dhunë psikologjike ndaj të atit dhe bashkëjetueses së tij, procedohet 27-vjeçari në Shkodër

11 months ago 19
Reklamë

Policia e Shkodrës ka ndaluar 17-vjeçarin me iniciale Xh. P., i cili dy ditë më parë plagosi me thikë shtetasin K. L., 16 vjeç. Veprimet procedurale me 17-vjeçarin, janë kryer në praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.

Ndërkohë janë referuar në Prokurori materialet si dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 27 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij dhe ndaj bashkëjetueses së këtij të fundit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article