Dhunoi gruan dhe vajzën dhe i kanosi me fresibël, arrestohet 41-vjeçari në Vaun e Dejës

3 weeks ago 34
Reklamë

Një 41-vjeçar me iniciale E.P është arrestuar nga policia në Vaun e Dejës.

Burri, sipas uniformave blu, ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe vajzës së tij, ndërsa i ka kërcënuar edhe me mjetin prerës fresibël.

“Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre dhe i kanosi ato, me mjet prerës, vihet në pranga 41-vjeçari.  

Komisariati i Policisë Vau i Dejës arrestoi shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në fshatin Nënshat, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij, se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe vajzës së tyre dhe i ka kanosur ato, me mjet prerës (fresibël), për motive të dobëta”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Read Entire Article