“Dhurata” e Biden për festën e pavarësisë. Zelensky në Ditën e Ukrainës: Lufta ka mbërritur në Rusi

3 weeks ago 42
Reklamë

Ukraina shënon një tjetër festë pavarësie në mes të një lufte me Rusinë. Presidenti Volodymyr Zelensky dhe bashkëshortja e tij Olena bënë homazhe në ushtarët e panjohur dhe u lutën më paqe. La pas shërbimet fetare për t’u përqëndruar në mesazhet e unitetit për ukrainasit në ditën e pavarësisë dhe paralajmërimet për Moskën. “Rusia dëshironte të na shkatërronte, por tashmë lufta ka shkuar në shtëpinë e saj”, theksoi presidenti. Zelensky e quajti Rusinë një shtet terrorist dhe djallëzor.

“913 ditë më parë, Rusia nisi luftën kundër nesh, duke përfshirë edhe rajonin e Sumy. Ajo shkeli jo vetëm kufijtë tanë sovranë, por edhe kufijtë e mizorisë dhe mendjes së shëndoshë. Përpiqej pafund për një gjë: të na shkatërronte. Çfarëdo që armiku po sillte në tokën tonë, tani po kthehet në shtëpinë e tyre”, shtoi ai.

Zelensky po i referohej kështu inkursionit të ushtrisë së tij në rajonin kufitar të Rusisë, Kursk. Shtete të ndryshme perëndimore kanë uruar Ukrainën në përvjetorin e pavarësisë duke premtuar ndihma ushtarake dhe financiare deri në çlirimin e plotë dhe fitoren ndaj Moskës.

Shtetet e Bashkuara me presidentin Joe Biden patën vepra konkrete me prezantimin e një pakete të re me ndihma ushtarake. Zelensky falenderoi homologun e tij për marrjen e sistemeve shtesë të mbrojtjes ajrore, siç tha ai, për një mbrojtje më të mirë të qyteteve, njerëzve dhe infrastrukturës. Në terren, ndërkohë, lufta ka vijuar me sulme raketore, por mbi të gjitha me lëshimin e dhjetra dronëve kamikazë nga të dyja palët.

Read Entire Article