Dialogu i kalon ndërkombëtareve? Lajçak: Bisedime strategjike BE-SHBA!

1 year ago 72
Reklamë

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak paralajmëron “bisedime strategjike” BE -SHBA për të përcaktuar hapat e ardhshëm të këtij procesi.

Lajçak kujtoi situatën ne veri të Kosovës, duke nënvizuar se ajo është ende e tensionuar.

“Javën e fundit e kalova në Bruksel, ku së bashku me ekipin tim, u përgatitëm për takimin e Dialogut të Nivelit të Lartë të së enjtes të organizuar nga BE dhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme, Josep Borrell. Siç edhe ai vetë e ka bërë të qartë tashmë më komentet për shtyp, ne shpresonim për një rezultat më të mirë. Gjendja e lojës në dialog, së bashku me situatën e tensionuar në veri të Kosovës do të jenë tani objekt i diskutimeve të ardhshme strategjike me partnerët tanë amerikanë dhe europianë për të përcaktuar hapat tanë të ardhshëm”, u shpreh Lajçak.

Lajçak rrëfeu se pas takimit trepalësh me Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiçin, i është drejtuar ambasadorëve të shteteve anëtare të Bashkimit Europian.

“Pas takimit, fola me ambasadorët ne Bruksel. I jam mirënjohës për interesin e tyre ndaj dialogut dhe mbështetjen e fortë. Fola dhe me Drejtorin e Çështjeve Politike dhe Marrëdhënieve me Jashtë të Këshillit të Europës Miroslav Papa, të cilin e informova për Dialogun. Vlerësoj shkëmbimin interesant për zhvillimet në Këshillin e Evropës dhe konfirmimin e bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm në promovimin e standardeve europiane në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi ai.

Kurti vazhdon të insistojë se propozimi i paraqitur prej BE-së në Bruksel nuk ishte i duhuri për Kosovën, e ishte po i njëjti me atë të Serbisë të paraqitur gjashtë muaj më parë.

Top Channel

Read Entire Article