Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

4 months ago 8
Reklamë

Sean ‘Diddy’ Combs ka kërkuar falje pasi u shfaqën pamjet duke sulmuar të dashurën e tij të atëhershme, Cassie Ventura.

E bërë publike në fillim të kësaj jave, videoja e siguruar nga CNN, tregonte reperin, 54 vjeç, duke shkelmuar, tërhequr zvarrë dhe duke hedhur një objekt ndaj ish-partneres së tij.

Disa yje reaguan në lidhje me këtë, përfshirë 50 Cent dhe Emily Ratajkowski, të cilët e quajtën atë një ‘përbindësh’.

Foto: Screenshot/Instagram

Pas dy ditësh heshtje, ka reaguar edhe vetë protagonisti kryesor i videos.

Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, muzikanti filloi: “Është kaq e vështirë të reflektosh për momentet më të errëta në jetën tënde, por ndonjëherë duhet ta bësh këtë”.

Ai vazhdoi: “Isha i mërzitur. Dua të them, kam arritur në fund. Por unë nuk kërkoj justifikime. Sjellja ime në atë video është e pafalshme. Unë marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia në atë video”.

“Jam i neveritur. Isha i neveritur atëherë kur e bëra, jam i neveritur tani”.

Diddy shtoi: “Shkova dhe kërkova ndihmë profesionale, fillova të shkoj në terapi, kam shkuar në rehabilitim. Më duhej t’i kërkoja Zotit mëshirën e tij”.

Foto: Screenshot/YouTube

“Me vjen shumë keq. Por, unë jam përkushtuar të jem një njeri më i mirë, çdo ditë”.

Ai përfundoi: “Nuk po kërkoj falje, më vjen vërtet keq”. /Telegrafi/

Read Entire Article