“Digjet Greqia”, BE njofton dërgimin e avionëve për shuarjen e flakëve

1 year ago 24
Reklamë

Bashkimi Europian po i vjen në ndihmë Greqisë për shuarjen e flakëve që kanë prekur disa zona. BE ka njoftuar dërgimin e disa avionëve amfibë të projektuar për shuarjen e zjarrit nga ajri, të cilat do të dërgohen në vatrat e zjarreve pranë Athinës.

Avioni po dërgohet nga Franca dhe Italia, ndërsa zjarrfikësit nga Rumania po ndihmojnë gjithashtu.

Zjarri më i rëndë në vend aktualisht është në rajonin Dervenochoria, rreth 30 km në veri-perëndim të Athinës.

Tymi që del nga zona dhe bashkia fqinje e Atikës, e cila përfshin zonën metropolitane të Athinës mund të shihet edhe në imazhet satelitore të shpërndara nga BE.

Read Entire Article