Digjet një shtëpi në veri të Kosovës, ministri Krasniqi: Vuçiç po nxit tensionet

2 days ago 26
Reklamë

Një shtëpi u dogj në orët e para të së mëngjesit në lagjen Kodra e Minatorëve në veri të Kosovës zonë e banuar me shumicë serbe. Lajmin e bëri të ditur ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai tha se zjarri është fikur dhe se përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.

Krasniqi tha gjithashtu se shtëpia ishte ndërtuar nga Qeveria e Kosovës, për të mbështetur kthimin e banorëve në këtë lagje multietnike, ndërsa akuzoi Beogradin zyrtar për nxitje të tensioneve.

“Ky sulm është nxitur nga Vuçiçi i cili ka mbetur i mbyllur në propagandën e tij dhe e ka humbur kontrollin e strukturave paralele në pjesën veriore”, tha ai.

Incident i fundit në komunat e banuara me shumicë serbe vjen vetëm pak orë, përpara takimit të radhës të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.

Besnik Bislimi dhe Petar Petkovic mbërrijnë këtë të martë në Bruksel, për një tjetër raund bisedimesh në kuadër të dialogut të normalizimit të marrëdhënieve.Tensionet mes dy vendeve janë rritur, me autoritetet e Kosovës që kanë mbyllur disa institucione paralele serbe në veri dhe Serbinë që ka nxjerrë së fundmi disa masa dhe kërkesa për Kosovën për tu rikthyer në dialog.  BE ka përsëritur vazhdimisht se dialogu është e vetmja mënyrë për normalizimin e marrëdhënieve, dhe përparimi në këtë proces është kusht për integrimin e secilit vend. /vizionplus.tv

Read Entire Article