Digjet tërësisht banesa në Vlorë/ Zjarrëfikësit arrijnë të shpëtojnë në kohë familjarët

1 year ago 35
Reklamë

Një banesë është përfshirë nga flakët, në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në lagjen Hajro Çakërri në Vlorë.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në momentin që ka rënë zjarri, pjesëtarët e familjes kanë qenë brenda banesës, të cilët janë shpëtuar në kohë.

Dy mjete zjarrfikëse dhe 8 zjarrëfikës kanë ndërhyrë menjëherë. Fillimisht u arrit të nxirren familjarët nga banesa që po digjet dhe pastaj u vazhdua me fikjen e zjarrit.

Mbas shumë përpjekjesh duke hedhur ujë në zjarr u arrit që zjarri të fiket.

Nga zjarri i rënë u dogj komplet banesa me të gjitha orenditë që kishte brenda.

Read Entire Article