“Dilema” e Dua Lipës gjatë pushimeve në Shqipëri

1 year ago 40
Reklamë
12:25 30/07/2023

Këngëtarja me origjinë shqiptare: “A ma mir ktu a atje?”

Dua Lipa, vijon të shijojë pushimet në rivierën shqiptare. Ylli i muzikës ka zgjedhur të pushojë sërish në zonën e Ksamilit së bashku me familjarë të saj dhe shoqërinë.

Dua publikoi në rrjetet sociale disa foto gjatë pushimeve të saj në bregdetin shqiptar, duke shkruar “A ma mire ktu a atje?”.

Ajo shihet duke kënduar një prej hitet e muzikës shqiptare ndërsa kaq ka mjaftuar nga fansat t’i kërkojnë artistes të bëjë një këngë në gjuhën tonë.

Kjo nuk është hera e parë që Dua Lipa zgjedh jugun e Shqipërisë për të kaluar pushimet, pasi edhe një vit më parë ajo kaloi disa ditë në plazhet e bukura të rivierës shqiptare, ndërsa shpesh herë përmes fotove që poston është bërë edhe një nga promovueset e përhershme e bukurive natyrore shqiptare.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article