Diplomati kroat tentoi ta puthte ministren gjermane Baerbock, kjo e fundit iku

10 months ago 12
Reklamë

Ministri kroat i Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Gordan Grlic Radman mori pjesë një konferencë për forcimin dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian në Berlin, Gjermani.

Atje ai foli me ministrat gjermanë për idetë e tyre reformuese për forcimin e strukturave të Bashkimit Evropian në mënyrë që të përgatiten për zgjerime të mëtejshme, transmeton Telegrafi.

03.11.2023.
dr. sc. Gordan Grlić Radman,
ministar vanjskih i europskih poslova
(02.11.2023.) pic.twitter.com/k20F8nZEFo

— 🎖 🅽🅴🅲🅹🅴🅿🅸Š🅰 🎖 (@RashoVeljkov1) November 3, 2023

Por, ajo që do të mbahet mend ky diplomat është momenti kur të gjithë zyrtarët po bënin një foto dhe Radman tentoi ta puthte në buzë ministren e jashtme gjermane, Annalena Baerbock kur shtrëngonte duart me të.

E hutuar, Baerbock u largua dhe vazhdoi të shikonte kamerat, ndërsa diplomati kroat vetëm buzëqeshi. /Telegrafi/

Read Entire Article