Disa Pije që Konsumoni Çdo Ditë Shkaktojnë Sëmundje Kardiovaskulare

3 weeks ago 36

Lëngje frutash të paketuara, pije energjike apo pije të konservuara, pra jo natyrale por që fatkeqësisht konsumohen çdo ditë janë të dëmshme për shëndetin.

Të dhënat më të fundit, të cilave u referohet AgroWeb.org tregojnë se ka një lidhje mes pijeve me sheqer dhe rritjes së rrezikut të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare.

Studimi më i ri i American Heart Association (AHA), publikuar në fillim të 2019 tregoi edhe një herë dëmin e madh që pijet e konservuara me sheqer shkaktojnë në shëndet.

Rezultatet e këtij studimi zbuluan se personat që konsumojnë më shumë pije me sheqer, kanë një përqindje më të lartë të prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Të Dhënat e Studimit 

Në këtë studim morën pjesë 37.716 burra dhe 80.647 gra të cilët treguan saktësisht se çfarë konsumonin gjatë një dite.

Ekspertët vunë re se pijet e konservuara me sheqer, ishin kryesore në shfaqjen e këtyre sëmundjeve.

Krahas rreziqeve për sëmundje të zemrës, sheqeri i tepërt në këto pije bashkuar me konservantët shton edhe rrezikun e shfaqjes së radikaleve të lira.

Studimi tregoi se zëvëndësimi i sheqerit në këto pije të gazuara ose jo me ëmbëlsues natyral mund të evitojë rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Sidoqoftë konsumimi i katër ose më shumë pijeve me sheqer rrit rrezikun e vdekjeve nga këto sëmundje, sidomos tek femrat.

Mjekët rekomandojnë zëvendësimin total të këtyre pijeve me ujë, një zgjedhje e shëndetëshme që ju zgjat jetën.

Ky studim tregon se nivelet e mëdha të sheqerit ndikojnë shumë keq në metabolizmin tuaj.

Kujdesi që Duhet të Tregoni

Zëvëndësojini këto pije me ujin apo pije të tjera të shëndetëshme, të bëra në shtëpi.

Një numër tjetër faktorësh që ju çojnë drejt këtyre sëmundjeve është pirja e duhanit dhe dieta e varfër ushqimore.

Ekspertët rekomandojnë se të rriturit duhet të fokusohen të arrijnë rreth 150 minuta aktivitet fizik çdo javë.

Kështu do të evitoni rritjen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe do të pastroni organizmin.

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit publik në Shqipëri rreth 11.000 persona kanë humbur jetën nga sëmundjet kardiovaskulare./AgroWeb.org

Read Entire Article