Divorcohet vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker

8 months ago 17
Reklamë
13:02 29/12/2023

Ajo dhe partneri i saj kishin 3 vite të martuar së bashku

Vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker, Meadow, është divorcuar nga bashkëshorti i saj.

Me një postim në llogarinë personale në Instagram, vajza e protagonistit të ndjerë të “Fast & Furious” ka bërë të ditur vendimin që ka marrë me bashkëshortin.

Madje ajo ka shpjeguar se ky vendim është marrë nga të dy.

“Pas tre viteve të mrekullueshme martesë, ne kemi rënë dakord të ndahemi miqësisht. Ky është një vendim i përbashkët dhe ne sinqerisht shpresojmë që të gjithë mund të respektojnë dëshirën tonë për privatësi”, ka shkruar ajo.

Modelja Walker u martua me Thornton-Allan në një plazh në Republikën Domenikane në Tetor 2021.

Në ceremoni morën pjesë familjarë dhe miq të  ngushtë, përfshirë shokun e ngushtë të aktorit të ndjerë të Waleer, Vin Diesel.

Lajmi i ndarjes së Walker vjen pasi ajo ndau një postim muajin e kaluar për babain e saj me rastin e  dhjetëvjetorit të vdekjes së tij.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article