Shumë shpejt do të ofrohet internet falas për udhëtarët në autobus
Udhëheqja e Prishtinës është duke i dhënë prioritet trafikut urban.
Së fundmi në kuadër të përpjekjeve për të joshur qytetarët që të përdorin më shumë trafikun urban ku nëpërmjet ‘Google Maps’ qytetarët mund të mësojnë për oraret dhe ndalesat e fundit të autobusëve.
Burim Maraj: Është një lloj prioriteti për mua me qenë kushtet sa më të mira në trafik, shërbimi sa më i mirë.
Së shpejti autobusët do të pajisen edhe me WiFi.
Burim Maraj: Kontrata do të nënshkruhet shumë shpejt, i kemi dy operatorë, një operator do të jetë Ipko dhe Vala, besoj që shumë shpejt do ta nënshkruajmë kontratën pres që të nënshkruhet këtë javë edhe shumë shpejt. Së pari duhet që të blihen pajiset mandej besoj që brenda një muaji veç do ta kemi internetin.
E pagesat e biletave do të mund të bëhen me SMS.
Burim Maraj: Këto ndryshime po i mirëpresin qytetarët.
Udhëheqja e Prishtinës po bën përpjekje që qytetarët të përdorin më shumë trafikun urban ndërsa ka vështirësuar funksionimin automjeteve duke bllokuar disa rrugë në kryeqytet për lëvizje të automjeteve e që ka zgjuar reagimin e disa vozitësve.
Derisa trotuaret i ka bllokuar në mënyrë që të funksionojnë vetëm për këmbësorë e parkingjet tashmë janë bërë me pagesë me SMS.
Tv Klan
Të ngjashme