DJ më i famshëm i muzikës minimale “RARESH” vjen këtë të shtunë në ZONE Club në Pre-Partyn e Unum Festival

4 months ago 5
Reklamë

Edhe pak javë kanë mbetur nga nisja e festivalit UNUM Festival, por më 27 prill në Zone Club do të mbahet “UNUM Festival Pre-Party”.

Në këtë Pre-Party do të performojë artisti më i madh i zhanrit minimal RARESH dhe adhuruesve të muzikës nuk duhet që kjo natë t’ju ikë kurrsesi.

Këtij artisti të madh të zhanrit elektronik do t’i bashkohen edhe artisti i njohur CAP e më pas edhe Toyoma dhe Anitë.

Pas shumë netëve të flakta, ky Pre-Party në Zone Club pritet të jetë ndeja më “egër” ndonjëherë që nuk duhet ta humbisni dhe një dozë e një skene se çfarë na pret në këtë edicion të Unum Festival.

Por, kjo nuk është e tëra.

Për të gjithë ju që merrni pjesë në Pre-Party do të keni mundësinë t’i blini biletat e UNUM Festival me një zbritje prej 40 për qind. /Telegrafi/

Read Entire Article