Djali 16 vjeçar arrin rekord të ri duke zgjidhur enigmën Megaminx për 31.4 sekonda

7 months ago 11
Reklamë

Djali 16-vjeçar Aidan Grainger ka shënuar rekord të ri evropian duke zgjidhur enigmën Megaminx për vetëm 31.4 sekonda.

Megaminx është një enigmë me 12 faqe dhe 50 pjesë lëvizëse e cila funksionon në mënyrë të ngjashme me një rubikon.

Shkathtësia e 16 vjeçarit e vendos atë si lojtarin e nëntë më të shpejtë në zgjidhjen e Megaminx, por ai aspiron edhe vendosjen e një rekordi të ri botëror.

“Jam krenar që kam arritur këtë rekord sepse është diçka që jam përpjekur ta arrij për një kohë të gjatë”, tha Grainger.

Ndryshe, rekordin për zgjidhjen më të shpejtë të Megaminx e mban argjentinasi Leandro Martin Lopez, për vetëm 24.12 sekonda. /Telegrafi/

Read Entire Article