Djali zbulon sherret mes prindërve, Goxhara takoi bashkëshorten para se të plagoste inxhinierin! Gruaja pranon tradhtinë: Ndodhi vetëm një herë

4 weeks ago 6
Reklamë

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur në Tiranë ku efektivi i policisë Erjon Goxhara plagosi me armë zjarri inxhinierin e ERE, Lorenc Kosta.

Në materialin hetimor të Policisë së Tiranës që  është dërguar në Prokurori evidentohet një takim mes efektivit të Policisë, bashkëshortes së tij dhe nipit të policit shtetasit L.B.

Lexo edhe :

Related Posts

Takimi ka ndodhur mëngjesin e 19 gushtit, ditën kur ka ndodhur ngjarja, në periferi të Tiranës ku është shoqëruar me tensione dhe debate.

Në dosje thuhet se në momentin kur ka përfunduar ky takim, bashkëshortja e Goxharas ka goditur veten me grushta, ndërsa kjo e fundit nuk pranonte të kërkonte falje.

Në deklarimet e dhëna para Oficerëve të Policisë Gjyqësore në prezencë të psikologut, djali i mitur i çiftit bashkëshortor, konfirmon konfliktet mes prindërve të tij që nga mesi i korrikut, kohë kur sipas tij, e ëma pranon dyshimet e Goxharës për lidhjen jashtë martesore me Kostën, për të cilën thotë se ka ndodhur vetëm një herë.

Polici i ka kërkuar të shoqes që të kërkonte ndjesë, por që kjo e fundit nuk ka pranuar.

Të njëjtën ditë, Goxhara pasi mbaroi takimin në qendrën tregtare shkoi në shtëpinë e tij dhe ka organizuar ngjarjen. Sipas grupit hetimor efektivi i policisë 46-vjeçar, e ka mbajtur në vëzhgim 45-vjeçarin Kosta.

Pas plagosjes Goxhara telefonoi djalin ku u takuan te rrethrrotullimi i Shkozës. Policia e lokalizoi por arriti të ndalojë vetëm djalin e mitur dhe jo efektivin./vizionplus.tv

Read Entire Article