“Dje në mbrëmje Gert Bogdani ishte në këtë studio”/ Eni Vasili për ish-deputetin e PD: Lajmi ishte i beftë, tronditi të gjithë…

20 hours ago 29
Reklamë

Drejtuesja e emisionit Open në News 24 Eni Vasili, në hyrje në emisionit ka kujtuar Gert Bogdanin, që u nda sot nga jeta në mënyrë të beftë.

Vasili tha se dje në mbrëmje Gert Bogdani ishte në studion e Open dhe se bëri një analizë mjaft të mirë për situatën në Kosovë dhe fushatën zgjedhore në SHBA. Ajo shton se Gert Bogdani do të mbahet mend mbi të gjitha si një qytetar me shumë vlera.

Eni Vasili: Emisionin sot dua ta nis për një qytetar të mirë, siç ishte Gerti Bogdani, që u nda nga jeta në mënyrë të beftë, duke tronditur politikën dhe opinionin publik. Dje në mbrëmje Gerti Bogdani ishte në këtë studio dhe bashkë me ne në Open bëri analizën e situatës në Kosovë dhe fushatës në SHBA. Është e pabesueshme ajo që ka ndodhur dhe për ne në News 24.

Gerti nuk la të kuptohej se kishte diçka që nuk shkonte me shëndetin e tij. Ai ishte gjithnjë i qetë, mbrëmë ishte një emision normal dhe asgjë nuk të bënte të mendoje se do merrnim një lajm të tillë. Një djalë i ri, i sjellshëm, që do kishte patjetër një të ardhme të shkëlqyer në politikën shqiptare. Shprehim ngushëllimet për familjen e tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article