“Do duhen 350 vjet për të rindërtuar Gazën”

1 hour ago 12

Agjencia Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar prej kohësh se mund të duhen dekada për të rindërtuar Gazën pas ofensivës së Izraelit kundër Hamasit. Në raportin e saj të fundit madje theksohet se Gazës do t’i duhen shekuj për t’u rikthyer në gjendjen e para luftës.

Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin tha në një raport të sajën se nëse lufta përfundon tani dhe Gaza kthehet në gjendjen ekzistuese të përpara sulmit të Hamasit në 2023 ndaj Izraelit, mund të duhen 350 vjet që ekonomia e saj katastrofike të kthehet në gjendjen e paraluftës.

“Pasi të arrihet një armëpushim, një kthim në “status quo”-në e para tetorit 2023, nuk do ta vendosë Gazën në rrugën e nevojshme drejt rimëkëmbjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, thuhet në raport.

“Nëse trendi i rritjes 2007-2022 kthehet, me një normë mesatare rritjeje prej 0,4%, Gazës do t’i duhen 350 vjet vetëm për të rivendosur nivelet e PBB-së në vitin 2022. Edhe atëherë, GDP për frymë do të binte vazhdimisht dhe me shpejtësi me rritjen e popullsisë”, lexohet më tej në raport.

Ndërkohë, pamje apokaliptike shfaqen nga rajoni i Gazës. Mijëra banorë po largohen nga vendi si pasojë e luftimeve. Sipas Reuters, vendi i grumbullimit do të jetë Gaza veriore. Shkak është rrethimi i Gazës nga ushtria izraelite. Forcat izraelite filluan operacionin në veri të Gazës rreth tre javë më parë me qëllimin e deklaruar për të parandaluar rigrupimin e luftëtarëve të Hamasit.

Operacioni është intensifikuar që nga vrasja e shefit të Hamasit, Yahya Sinwar, një javë më parë.
Aleatët e Izraelit, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë thënë se shpresojnë se vdekja e Sinwarit mund të sigurojë një shtysë të re për paqen duke e lejuar Izraelin të deklarojë se kishte arritur disa nga objektivat e tij kryesore në Gaza. Por, deri më tani, forcat izraelite duket se kanë intensifikuar sulmet e tyre, veçanërisht në zonat veriore, ku Izraeli thotë se luftëtarët e Hamasit po rigrupohen në rrënojat e zonave që ishin ndër të parat e shënjestruara nga fushata e Izraelit vitin e kaluar. (A2 Televizion)

Read Entire Article