“Do hyj në skaner me gjithë xhup pasi…”/ Deputeti Korreshi replikon me punonjësit e Gardës

10 months ago 26

Deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi, i njohur për batutat e tij ka debatuar me punonjësit e Gardës ndërsa ata po kryenin kontrollet për të hyrë në seancën e Parlamentit. Korreshi nuk e hoqi xhupin për kontroll, ndërsa u ‘shtri’ në skaner për të kaluar bashkë me xhupin.

Replikat:

Korreshi: Nuk e heq kam ftohtë. Po do të fute unë në skaner bëj radiografi. O Dashi mbaje pak të hy në skaner.

Dash Sula: Hiq dorën ore. Të dhimbset deputeti ty? Mos e prek.

Korreshi: Dua të kaloj këtu, nuk e heq xhupin. Të futem unë këtu meqë paske dyshime.

Dash Sula: Menere thuaj, jo deputet. Jemi menere.

Korreshi: Unë po të them hajde të futem unë këtu nëse kam gjë të paligjshme. Nuk e heq unë xhupin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article