“Do ndahem”/ Çifti zihen për 50 mln lekë, gruaja akuza burrit: Shko te e dashura, katunarja nga Momli. Po e gjeta do ta bëj paidhaqe

11 months ago 32
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Debati në “Shihemi në Gjyq” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan midis bashkëshortëve Adriatik dhe Margarita zhvillohet për një shumë parash. Fjalën e merr Margarita dhe shpjegon se babai i saj ka lënë një pasuri, 50 milionë lekë, por ajo ende nuk e ka përfituar pjesën e saj.

68-vjeçarja është e mendimit se çifti nuk duhet të kishte arritur në këtë pikë, ndërsa Adriatiku vijon të thotë se do largohet nga shtëpia. Në këtë moment, Margarita ngre disa akuza tradhtie.
Margarita: Për mua të marrë leckat, të ikë në shtëpi të vet. Unë do ta fitoj 1/3 time, do t’ia jap lekët.

Eni Çobani: Po ai thotë që do ndahem nga Margarita.

Margarita: Që sot e tutje s’është me mua ai zagari. Ai do jetë me katunaren që ka parë nga Momli se Margarita u plak, u bë 50 vjeçe, Eni. Athinë-Tiranë, Athinë-Tiranë e kam bërë për 6 muaj. Tani si mund ta gjejmë ne, duke i rënë pianos? Çfarë kërkon ky tani?

Adriatik: Është lodhur shumë Margarita nga Ahtina në Tiranë duke shkuar e duke ardhur. Një vit që unë isha i vdekur në spital, bëja kimioterapi, Margarita gjithë paret e mia u zhdukën. Si u zhdukën këto?

Margarita: Unë sa të vdes e sa të rroj, edhe 2 vjet bëj 70 vjeçe, shtëpinë e babës unë e dua, do ta kërkoj. Edhe po s’e mora do ma sjellë në dhe! Leku që kërkon ti nuk ka vlerë. Kërkon 1/3, të dy vajzat janë kopile, është vetëm nusja në shtëpi dhe vëllai. Mbaroi! Shko te katunarja se unë po e gjeta katunaren do ta bëj paidhaqe.

Ardit Gjebrea: Kë the do bësh paidhaqe?

Margarita: Dashnoren e atij. Katunaren e Momlit se unë u plaka, e ka marrë të re.

Adriatik: Janë fantazira!/Klan/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article