Do vriste emrin e njohur në botën e krimit/ Nën masa të rrepta sigurie, Albi Mecini mbërrin në Gjykatën e Fierit

1 year ago 19
Reklamë

Nën masa të rrepta sigure, Albi Mecini, ka mbërritur në Gjykatën e Fierit. 29-vjeçari u vu në pranga të mërkurën, pasi iu kapën mbi 21 kilogramë lëndë plasëse të montuara për shpërthim në distancë. Sasia e lëndës plasëse ishte e ndarë në dy çanta, të cilat u u gjetën në afërsi të automjetit të të arrestuarit.

Gjithashtu policia gjeti dhe tre bidona me benzinë, ndërsa dyshohet se do të kryhej një ngjarje e rëndë kriminale. Albi Mecini dyshohet se do të vriste në Fier një emër të njohur të botës së krimit të këtij qyteti.

Ai akuzohet edhe për rrëmbimin e dy shokëve të zhdukur në Sarandë. Lidhja e tij me zhdukjen e dy miqve Fatmir Sulollari dhe Leonard Thodhori është provuar shkencërisht.

Brenda automjetit të sekeustruar disa kohë më parë janë përftuar profile gjenetike AND-je, të cilat bëjnë hetuesit të dyshojnë se ai është një prej autorëve.

Gjithashtu, 29-vjeçari rezulton me precedent të theksuar kriminal edhe jashtë shtetit, në Angli dhe Francë, për trafikim droge dhe krime kundër personit.

Së bashku me të janë shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë, Arafat Manërkolli dhe Ervis Cukali, të dyshuar si bashkëpunëtorë të 29-vjeçarit.

Read Entire Article