Doli nga skena në drejtimin e gabuar, dirigjenti britanik me famë botërore godet me grusht këngëtarin në shfaqen klasike

1 year ago 16
Reklamë

Një dirigjent britanik me famë botërore, i cili mori pjesë në kurorëzimin e Mbretit, ka kërkuar falje për humbjen e durimit pasi u akuzua për sulm ndaj një këngëtari.

Sir John Eliot Gardiner, 80 vjeç, goditi me grusht këngëtarin e basit William Thomas në përfundimin e një performance në Festivalin Berlioz në Francë, pasi interpretuesi u largua nga podiumi në drejtimin e gabuar.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në prapaskenë, jashtë syrit të publikut, në pranine e disa pjesëtarëve të kastit.

Përmes një deklarate publike, Sir John u shpreh i keqardhur për incidentin dhe impaktin që ai la te “të gjithë pjesëmarrësit e përfshirë në këtë projekt madhor”, aq i dashur për të.

“Unë nuk bëj asnjë justifikim për sjelljen time dhe i kam kërkuar falje personalisht Will Thomas, për të cilin kam respektin më të madh dhe e bëj këtë përsëri. Iu kërkoj falje edhe artistëve të tjerë, për shqetësimin që ka shkaktuar kjo”- tha Thomas.

Dirigjenti tha se ishte kthyer në Mbretërinë e Bashkuar dhe ishte tërhequr nga shfaqjet e ardhshme të shfaqjes, Les Troyens.

E di që dhuna fizike nuk është kurrë e pranueshme dhe se muzikantët duhet të ndihen gjithmonë të sigurt”, tha ai. “Kërkoj durimin dhe mirëkuptimin tuaj teksa gjej kohë për të reflektuar mbi veprimet e mia”.

Sir John nuk do të marrë më pjesë në BBC Proms në shtator, duke lejuar ndihmësin e tij, Dinis Sousa, të zërë vendin e tij.

Një zëdhënës i BBC tha: “Sir John Eliot Gardiner ka vendosur të tërhiqet nga performanca e The Trojans në BBC Proms të këtij viti. Ne jemi mirënjohës që Dinis Sousa do të ndërhyjë për të drejtuar performancën më 3 shtator.”

Transmetuesi po heton çështjen, duke thënë se i merr seriozisht akuzat për sjellje të papërshtatshme dhe se “aktualisht po vërteton faktet rreth incidentit”.

Faqja e lajmeve për muzikën klasike Slipped Disc raportoi fillimisht sulmin e supozuar, duke thënë se kishte marrë raporte të shumta.

Përfaqësuesit e Thomas konfirmuan se një incident ndodhi të martën, por thanë se ai po priste me padurim shfaqjet e ardhshme.

“Të gjithë muzikantët meritojnë të drejtën për të praktikuar artin e tyre në një mjedis pa abuzim apo dëmtim fizik,” citohen të kenë thënë përfaqësuesit.

Sir John, i cili është themelues dhe drejtor artistik i korit dhe orkestrës Monteverdi, ka fituar dy çmime Grammy gjatë gjithë karrierës së tij dhe ka marrë më shumë çmime Gramophone se çdo artist tjetër i gjallë. Ai ka drejtuar shumë nga orkestrat kryesore botërore, duke përfshirë Filarmoninë e Vjenës dhe Orkestrën Simfonike të Londrës, dhe opera në Shtëpinë e Operës Mbretërore në Londër dhe në Teatro alla Scala, në Milano.

Në maj, ai drejtoi korin Monteverdi dhe solistët anglezë barok në Westminster Abbey për kurorëzimin e Mbretit. Një zëdhënës i korit Monteverdi tha: “Ne vazhdojmë të shqyrtojmë ngjarjet që ndodhën të martën në mbrëmje. Vlerat tona të respektit dhe gjithëpërfshirjes janë thelbësore për ne si kompani dhe ne e marrim seriozisht mirëqenien e të gjithë interpretuesve dhe punonjësve tanë.”

Top Channel

Read Entire Article