Donald Trump shpërndau pica për mbështetësit në një bar-lokal në Iowa

11 months ago 40
Reklamë

Ish-presidenti amerikan dhe kandidati aktual republikan, Donald Trump u shfaq në një bar-lokal në Iowa.

Reklama

Trump përshëndeti mbështetësit, të cilët e duartrokitën dhe shpërndau pica falas.

Disa arritën të fotografonin pranë ish-presidentit ndërsa ai ia plotësoi dëshirën një gruaje dhe i firmosi bluzën.

Situata u monitorua nga afër nga sigurimi i tij, por ai me sa duket ishte i sigurt pasi u gjend mes më shumë se 100 mbështetësve të tij.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Read Entire Article