Donjeta Morina publikon këngën e re “Sonte”

1 year ago 20

Këngëtarja e njohur shqiptare, Donjeta Morina, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Sonte” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga vet artistja me producim nga Bini Diez.

Foto: Screenshot/Instagram

Videoja ndërkohë u realizua nga produksioni, BUG.

Donjeta po ashtu ka bërë një paraqitje të mrekullueshme në videoklip, siç edhe shquhet për baladat.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo është prej vitesh pjesë e estradës dhe pëlqehet tejet shumë nga publiku për vokalin dhe mënyrën e të interpretuarit.

E njëjta vlen të ceket se është e angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/

Read Entire Article