Dosja e killerit të penduar Nuredin Dumani shkon në gjykatë, dëshmia e tij zbardhi disa nga krimet më të rënda në Shqipëri

1 year ago 21
Reklamë

Pas një viti e gjysmë Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për dosjen “Plumbi i artë”, ku u goditën 4 grupe kriminale dhe u lëshuan 32 urdhërarreste.

20 prej tyre janë ekzekutuar, ndërkohë 12 të tjerë janë ende në kërkim nga policia.

Në mesin e të arrestuarve, apo të të shpallurve në kërkim, janë persona me precedentë të theksuar kriminale, autorë të dyshuar për disa nga krimet më të rënda që kanë tronditur vendin.

Ishte dëshmia e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës, që ndihmoi hetuesit të hedhin dritë në disa nga ngjarjet më të bujshme gjatë viteve të fundit.

Në dëshmitë e tyre ata rrëfyen sesi u vra Fatmira Deda dhe djali i saj. Ndër të tjera ata treguan përplasjet me bandën e Talo Çelës me te cilin deri pak vite me pare ishin ortakë në krime.

Dumani rrëfeu se si u ezkekutua vëllain i Talos, Bujar Çela. Fale deshmise u zbulua edhe vrasja e dy vëllezërve Haxhia në Durrës.

Nuredin Dumani u tha hetuesve se mbreti i lojërëve të fatit Ervis Martinaj i kishte premtuar 500 mijë euro për vrasjen e rivalit të tij Endrit Dokles.

Jo pak ngjarje rrëfeu dhe Henrik Hoxha i cili dha detajet dhe rolet qe kishte pasur secili pjestar I grupit ne ekzekutimin e Viktor dhe Besmir Haxhisë.Ai zbardhi gjithashtu vrasjen në Elbasan të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Edhe pse bashkëpunëtor të drejtësisë, ndaj Dumanit rëndojnë 17 akuza dhe ndaj Hoxhës 8 akuza. Dosja do të kalojë për gjykim në Gjykatën e Posaçme ku seanca e pare pritet të nise gjatë muajit shtator.

Read Entire Article