Dosja ‘Gërdeci’/ “Mirëmbrëma dhe trupit gjykues aty”, Mediu ndërhyn LIVE në “Open”: Unë kam marrë përgjegjësinë time!

11 months ago 11
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Ish-ministri Fatmir Mediu ka ndërhyrë LIVE në studion e emisionit “Open” përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë, teksa në studio diskutohet hetimi i çështjes së Gërdecit.

Mediu nisi komunikimin duke përshëndetur “trupin gjykues” në studio, të cilët sipas tij janë duke diskutuar diçka në kundërshtim me ligjin, pasi sipas tij parashkrimi i veprës penale të shpërdorimit të detyrës është 10 vjet, ndërsa nga shpërthimi i Gërdecit kanë kaluar 15 vjet.

Ai shtoi se nuk e ka penguar në asnjë moment hetimin dhe pas vitit 2008 nuk ka pasur imunitet për të penguar hetimin e prokurorisë asokohe.

Ai u shpreh se ky rast po bëhet për të ndërtuar një proces gjueti shtrigash dhe se ai ka marrë përgjegjësinë e tij më parë.

“Mirëmbrëma dhe trupit gjykues që keni aty. Këshillat dikur kanë qenë në lagje dhe tani bëhen në media. Çdo gjë që po diskutohet është në kundërshtim flagrant të ligjit. Parashkrimi i veprës penale të shpërdorimit të detyrës është 10 vjet.

Nga Gërdeci kanë kaluar 15 vjet. Sipas Kushtetutës organi ligjbërës është parlamenti. Gjykata duhet t’i drejtohet parlamentit. Nuk ka vetëm një vendim pushimi në 2009, por edhe në 2015 dhe 2018.

Kush e ka penguar hetimin? Pas vitit 2008 nuk kam pasur imunitet. Kush e pengoi hetimin e prokurorisë. Pse hapet pasi është parashkruar çështja?

E dini që Fatmir Mediu dy herë i kanë bërë hetim pasuror dhe nuk kanë gjetur një element të abuzimit financiar? Kanë hetuar edhe për raste të shëndetit familjar në gjithë botën dhe nuk kanë gjetur një element abuzimi financiar.

Ligji për prokurimet publike e përjashton ministrinë e mbrojtjes. Shitja e municioneve nuk bëhet me ankand. Ministri i Financave ka votuar asokohe. Nëse mendon se ministri ecën me mendjen tënde… Nuk e kam penguar hetimin ndaj meje dhe nuk kam pasur asnjë pushtet të tillë. Kjo është për të ndërtuar një proces gjueti shtrigash”, u shpreh Mediu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article