Dove Cameron dhe Damiano David konfirmojnë lidhjen me një puthje

7 months ago 33
Reklamë
13:08 05/02/2024

Ata u përfolën për një romancë në Shtator të vitit të kaluar

Pas muajsh spekulimesh, Damiano David, anëtar i grupit të njohur “Måneskin” dhe Dove Cameron kanë konfirmuar lidhjen e tyre të dashurisë duke zgjedhur të dalin së bashku në tapetin e kuq.

Dyshja, të cilët vulosën statusin e tyre si pozuan së bashku për foto gjatë një eventi përpara ceremonisë së cmimeve “Grammy” ndërsa nuk mungoi edhe një puthje për fotografët.

Ata më vonë u panë të kapur për dore gjatë kësaj ngjarje në të cilën ishin të pranishëm shumë yje të tjerë të muzikës. Thashethemet për lidhje të mundshme mes dy artistëve nisën në shtator 2023, kur Cameron ishte e pranishme në koncertin e “Måneskin” në Madison Square Garden në New York.

Ajo më pas u pa edhe në një tjetër koncert tjetër të grupit të njohur italian në Brazil duke shtuar zërat se dyshja mund të kishin diçka më shumë se thjesht shoqëia. Lidhja e re e  Damianos vjen pas ndarjes së tij nga e dashura  e tij prej shumë vitesh Giorgia Soleri.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article