Dr. Kryeziu diskuton impaktin e trombofilisë te gratë shtatzëna

7 months ago 21
Reklamë

Doktor Emrush Kryeziu, një mjek specialist internist dhe hematolog me një përvojë prej dyzet vjetësh, ka  theksuar rëndësinë e hematologjisë në mjekësinë interne, duke përfshirë studimin e sëmundjeve të shkaktuara nga organet hematopoetike dhe ato që lidhen me prodhimin e gjakut.

Në fushën e hematologjisë, ai ka identifikuar disa sfida të përditshme si sindromet anemike, sindromin hemorragjik, leukeminë akute, limfomat, dhe shumë të tjera.

“Kjo degë ( hematologjia) është mjaft voluminoze, po problematike me të cilën ne hasemi në praktikën e përditshme janë sindromet anemike, do të thotë gjitha llojet e anemive, pastaj sindromi hemorragjik, leukemi të akute, limfomat dhe kështu me radhë”, thotë ai.

Në vijim, Dr. Kryeziu ka diskutuar rreth një teme të aktualitetit, të quajtur trombofilia. Ai ka përmendur se edhe pse numri i rasteve me trombofili nuk është duke u rritur, diagnostika është përmirësuar shumë, kryesisht për shkak të aparaturës dhe testeve gjenetike.

Ndërkaq, ka theksuar se kjo gjendje ka impakt te të dyja gjinitë, por është sidomos e ndjeshme te gratë shtatzëna, ku prirja për tromboza shtohet gjatë shtazënisë.

“Një problem është sidomos te gratë shtatzëna, në të cilat shtohet prirja dukshëm për tromboza gjatë shtazanisë. Prandaj, qëllimi jonë është që t’i identifikojmë këto raste t’i trajtojmë, t’i menaxhojmë dhe të lindin pa asnjë problem, dhe kështu po ndodh në ditët e sotme.

Kryeziu ka shprehur gëzimin për trajtimin e rasteve të trombofilisë, duke veçuar rëndësinë e identifikimit dhe menaxhimit të këtyre rasteve, sidomos te gratë shtatzëna.

Ai ka theksuar se objektivi është që gratë të lindin pa probleme, duke përmendur raste kur ka arritur të ndihmojë familje që kishin përjetuar humbje të fëmijëve dhe aborte. Krejt në fund ai ka shprehur kënaqësinë për rolin e tij në të ndihmuarit e pacientëve dhe duke kontribuar në lumturinë e familjeve në nevojë.

Për më shumë informacione kontaktoni:

Email: info@elita-plus.com

Tel: +383 44 204 240 /  +383 45 204 240 / +383 49 204 240

Read Entire Article