‘Drag Queen’ i parë shqiptar në spektralin italian “Drag Race” – Veziraj prezantohet i veshur me flamurin kuq e zi

1 year ago 12

Aktori shqiptar Aleksandër Seitaj është bërë pjesë e sezonit të ri Italian “Drag Race”.

32-vjeçari u prezantua me emrin Veziraj dhe e përshkroi vetën si ‘Drage Queen’ e parë shqiptare.

Ai mori vëmendje edhe me veshjen e tij që ishte kuq dhe zi me flamurin shqiptar të stampuar në bluzë.

Foto: Screenshot/TikTok

Publiku shqiptar, aktori Aleksandër Seitaj është i njohur për rolin e tij si “Vezirja” në Portokalli. Roli i tij mjaft i pëlqyer numëron mjaft klikime në YouTube por edhe në rrjetet e tij sociale.

Përveç se ka marrë pjesë në teatër e filma në ndryshëm, Setiaj gjithashtu ka shprehur talentin e tij edhe në muzikë, si autor në tekste këngësh por edhe edhe si këngëtar.

@paramountplusit

TOTALE! #Vezirja 🇦🇱 #DragRaceItalia è su Paramount+ #dietrolequinte #seriedavedere #rpdr #rpdrvideos #rpdrita #dragracecontent #nuoveuscite #paramountplus #fashiontok #cinematok

♬ suono originale – Paramount+ Italia

Drag Race Italia është një serial televiziv dhe konkurs i realitetit italian i bazuar në serialin amerikan RuPaul’s Drag Race.

Shfaqja paraqet një grup “drag queen”-ash italianë teksa konkurrojnë për titullin “Superstar Next Drag i Italisë”, duke u bërë ambasadore të MAC Cosmetics për një vit. /Telegrafi/

Read Entire Article