Drake i bashkohet festës! Shfaqet në këngën e fundit me xhaketë të kuqe e shqiponjën e zezë në shpinë

9 months ago 27
Reklamë
21:15 29/11/2023

Dje ishte Dita e Pavarësisë së vendit tonë, por Drake nuk është vonë për t’ju bashkuar festës. Reperi kanadez sapo ka publikuar këngën e tij të re “Polar Opposites”, videoklipi përmbyllës i albumit të tij të fundit.


Siç duket në video, reperi ka miq shqiptarë pasi në rezidencën e tij ai shfaqet duke lozur poker me ta, veshur me xhaketa të kuqe e shqiponjën e zezë në shpinë. Kjo e fundit është simbol kombëtar dhe etnik i Shqipërisë.

Teksa luan poker e shfaqet pranë tryezave të bilardos, Drake i këndon një vajze, e cila sipas tekstit i ka bërë bllok në çdo platformë sociale. Vajza, quhet Mariana. (Ngjan si emër shqiptar apo jo?!)

Bipolare, e papjekur”, thotë ai në tekstin e këngës. Videoja mbyllet me një shqiponjë që fluturon mbi qiellin e kuq.

Videoja “Polar Opposites” pason publikimin e “Scary Hours 3” e cila kapi rekorde shikueshmërie.

Këngëtari me famë botërore ka njoftuar më herët se ka në plan të marrë pak kohë larg muzikës, për t’u fokusuar te shëndeti i tij./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article