Drake përmend Prishtinën në këngën e tij të re “Polar Opposites”

11 months ago 19
Reklamë

Reperi me famë botërore, Drake, ka publikuar së fundmi albumin e tij më të ri me titull “For All The Dogs”.

Albumi në fjalë përmban 23 këngë të reja dhe kënga e tij e fundit titullohet “Polar Opposites”.

E veçanta e kësaj kënge është se në vargjet e saj ai ka përmendur kryeqytetin shqiptar, Prishtinën.

“Ose është mesazhi yt që po e lexoj gabim; Ose thjesht veprimet tuaja janë mashtruese; Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë; E di që tensioni po rritet; Ka shumë njerëz të vdekur për mua që ende marrin frymë”, thotë mes të tjerash në vargjet e këngës reperi kanadez.

Drake përmend Prishtinën në vargjet e këngës “Polar Opposites” (Foto: Genious Lyrics)

Nuk dihet se prej nga ka ardhur frymëzimi i reperit për të përmendur kryeqytetin e Kosovës në këngën e tij, megjithatë duket qartë se vargjet i dedikohen një personi.

Ndër rastet kur ai mund të ketë dëgjuar për Kosovën mund të jetë këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Kjo pasi në vitin 2012, Drake kompozoi për të këngën e famshme “R.I.P.”, i cili njëherësh hiti i parë solo në karrierën e këngëtares shqiptare. /Telegrafi/

Read Entire Article