“Drake” shënjestër e memeve në rrjetet sociale

1 year ago 30
Reklamë
14:55 25/08/2023

Fansat bëjnë humor me artistin i cili nuk publikoi në kohë albumin

Pavarësisht se konfirmoi datën kur do të publikonte albumin e ri artisti Drake nuk ja doli ta sillte atë për publikun.

Kaq ka mjaftuar dhe fansat e këngëtarit në rrjetet sociale kanë shpërthyer në meme.

Një prej shumë të tjerave është edhe kjo meme me ish-presidentin Donald Trump ku shkruhet “Reagimi im kur Drake nuk publikoi albumin “For all the Dogs” sonte.

Ndërsa të tjerë fansa kanë ironizuar duke thënë se janë gjithë kohës duke kontrolluar platforma si ‘Spotify’ për të parë nëse janë publikuar apo jo këngët e albumit.

E veçanta e këtij albumi të ri ka qenë edhe kopertina e cila ka tërhequr jo pak vëmendjen e fansave.

Artisti ka sqaruar se pas kopertinës së veçantë fshihet vizatimi i djalit të tij të vogël, Adonis Graham.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article