Dramë e paprecedentë në qendrën tregtare: ‘Sirenës’ i ngeci bishti gjatë performancës dhe për pak sa nuk u mbyt

9 months ago 13
Reklamë

Sirena profesioniste, Gabriela Green-Thompson Coy, ishte duke performuar në një vend nënujor në qendrën tregtare Randburg në Afrikën e Jugut kur përjetoi dramë.

Vajza u tundi dorën vizitorëve të mbledhur dhe u dha puthje gjersa më pas u përpoq të dilte në sipërfaqe. Megjithatë, gjërat nuk shkuan mirë…

Kostumi i sirenës, i bërë nga silikoni, u mbërthye mes shkëmbinjve dhe vizitorët e tronditur panë ndërsa Gabrielle përpiqej të arrinte në sipërfaqe.

Vajza mbeti mjaft e bllokuar, ndaj aplikoi teknikën e “evakuimit të bishtit”, e cila e ndihmoi të shpëtonte veten, transmeton The Sun.

Dëshmitarët e ngjarjes së çuditshme thonë se ajo u trondit dukshëm nga përvoja kur doli nga rezervuari i ujit.

Videoja është regjistruar më 25 nëntor dhe deri më tani është shikuar 4.2 milionë herë vetëm në TikTok. /Telegrafi/

Maami Water almost quenched after her tail got stuck in this mall glass tank in South Africa.

The South African Shopping Mall Mermaid struggles for Air as her ‘tail’ gets caught on the reef inside Aquarium tank.

A South African professional mermaid had a brief scare while… pic.twitter.com/c4O7ywLkdF

— WithAlvin 🇬🇭 (@withAlvin__) November 29, 2023

Read Entire Article