Drita, fishekzjarre dhe muzikë! Atmosfera e festave në Fier sapo ka nisur

9 months ago 24
Reklamë

6 dhjetor 2023, tashmë është bërë traditë që kjo datë shënon ndezjen e dritave në pemën e Krishtlindjeve.

Me qindra qytetarë të Fierit dhe veçanërisht fëmijë, kanë ndjekur së bashku me prindërit, nga sheshi qendror i qytetit, ndezjen e dritave të pemës që simbolizon ardhjen e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Në një atmosferë festë, të shoqëruar me tingujt e muzikës në prezencë të dhjetëra fëmijëve të veshur me ngjyrat e festës, kryebashkiaku Armando Subashi ka ndezur dritat e pemës.

Dekori i festave të fundvitit ndjehet kudo në qytetin e Fierit, jo vetëm në sheshin qendror por në çdo rrugë.

Atmosfera festive ka nisur edhe në qytetin e Lushnjës, ku janë ndezur dritat e pemës, por edhe në qytetet e tjera të vendit, me sheshet që janë shndërruar në qendra argëtimi.

Top Channel

Read Entire Article