Droga në tullumbace/ “Përdoruesit humbasin perceptimin e realitetit”, mjekja toksikologe: Mund të sjellë paralizimin e gjymtyrëve

11 months ago 18
Reklamë

Mjekja toksikologe Esmeralda Thoma, e ftuar në studion e News24 ka folur në lidhje me përdorimin e oksidit të azotit si një substancë rekreative nga të rinjtë.

Ajo u shpreh se oksidi i azotit mund të gjejë edhe përdorimi mjekësor, duke ardhur në ndihmë gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Sipas saj përdorimi i kësaj substance përmes tullumbaceve sjell të qeshura dhe eufori, ndërsa me kalimin e kohës ndryshon perceptimi i realitetit, deri në pikën ku përdoruesit nuk mund të dallojnë as ndryshimet atmosferike.

Ajo shtoi se përdorimi i saj mund të sjellë edhe humbje të ekuilibrit, deri në probleme neurologjike ku disa gjymtyrë mund të paralizohen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article