Dronët ukrainas sulmojnë rrjetin elektrik në rajonin e Kurskut

1 year ago 29

Pesë vendbanime dhe një spital në rajonin jugperëndimor të Kurskut të Rusisë humbën energjinë të premten pas një sulmi me dron ukrainas, tha një zyrtar rajonal.

Në një postim në Telegram, guvernatori i Kurskut, Roman Starovoit tha se rajoni, i cili kufizohet me Ukrainën, ishte “sulmuar masivisht” nga dronët ukrainas.

Një dron hodhi eksploziv në një nënstacion elektrik në lagjen Belovsky duke shkaktuar që një transformator të merrte flakë. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha të premten se mbrojtja ajrore e saj kishte shkatërruar 10 dronë ukrainas mbi Kursk dhe një mbi rajonin Kaluga në jugperëndim të Moskës.

Nuk raportohet për viktima.

Top Channel

Read Entire Article