Dua Lipa “arratiset” me partnerin në Greqi

1 year ago 27
Reklamë
19:44 15/08/2023

Ylli i popit ka ndarë foto nga pushimet e saj

Pasi kaloi disa ditë pushime në jug të vendit tonë së bashku me familjen e saj, Dua Lipa i ka dedikuar edhe pak kohë, partnerit të saj të ri, Romain Gavras.

Teksa është gjithmonë aktive në rrjetet sociale, këngëtarja ka ndarë me miqtë e saj online një seri fotosh që tregojnë se si po kalojnë pushimet në shtetin fqinj.

Në disa prej tyre ajo shihet duke pozuar me rroba banje në një varkë ku si gjithmonë është në një formë perfekte trupore, ndërsa në disa të tjera i tregon ndjekësve peizazhet e shtetit grek.

Kjo është hera e dytë këtë verë që Lipa dhe regjisori i njohur zgjedhin Greqinë si destinacionin e pushimeve të tyre.

Në Korrik, çifti i famshëm vizitoi ishullin e bukur dhe të qetë të Sifnos.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article