Dua Lipa bën tatuazh gjatë emisionit

8 months ago 15
Reklamë
20:25 11/01/2024

Sfidon në emisionin e tij, prezantuesin e famshëm Seth Meyers

Ka provuar eksperienca nga më të ndryshmet në shfaqjet e saj, por një tatuazh para kamerave Dua Lipa nuk mbahet mend ta ketë bërë ndonjëherë. Këtë e realizoi në shoun televiziv “Late night with Seth Meyers”. Ishte mjeshtri i tatuazheve Bang Bang që vizatoi një yll të vogël në pjesën e brendshme të këmbës së majtë të yllit të muzikës Pop me prejardhje shqiptare.

28-vjeçarja ka rreth 20 tatuazhe në trupin e saj, por pranoi e para të bëjë një tjetër, si sfidë ndaj drejtuesit të emisionet Seth Majers, i cili pas saj zgjati të djathtën për të bërë një simbol identik.

Në “Tok Shoun” e tij satiro politik të netëve të vona, Mejers që shquhet për thumbime ndaj personazheve të tij kishte vënë në studio dy kukulla në shtëpinë e famshme të lodra Barbie, me imazhet e tij dhe të Dua Lipës, për hir të rolit të këngëtares në filmin e suksesshëm Barbie.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article