Dua Lipa elektrizon skenën me performancën e saj në BRIT Awards 2024

7 months ago 7

Dua Lipa shkëlqeu në BRIT Awards 2024.

Këngëtarja 28-vjeçare ndau disa koreografi magjepsëse në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të shtunën në O2 Arena të Londrës, teksa bëri performancën e saj të parë që nga viti 2021.

Përpara se të fitonte çmimin e saj të shtatë në eventin për aktin më të mirë pop, Dua hapi çmimet BRIT me këngën e saj hit “Training Season”, me një rutinë të ndryshme nga ajo që dha në “Grammy Awards” muajin e kaluar, shkruan People.

Ajo kërceu dhe këndoi me një xhaketë lëkure të zezë, pantallona të shkurtra dhe çizme përpara se kërcimtarët të fillonin të lundronin përreth gjatë vargut dy të këngës.

Më pas, dy kërcimtarë, të lëshuar prej lart i kapën krahët dhe e ngritën nga toka, ajo vazhdoi të ngrihej në ajër.

Përpara eventit të së shtunës, Lipa ndau një postim karuseli në Instagram për të informuar fansat në provat e saj për shfaqjen e çmimeve.

“Unë kam qenë duke u marrë me provat e BRITS dhe nuk kam pasur asgjë për të postuar, por këtu janë disa poza nga prapaskenat e xhirimeve”, shkruhej në mbishkrimin e saj krahas fotografive të sesionit. “Shihemi nesër!!!!!!!”

Pas performancës së saj që la pa fjalë në “Grammys”, Dua edhe njëherë e dëshmoi që paraqitja e saj në skenë është spektakolare. /Telegrafi/

Read Entire Article