Dua Lipa feston suksesin e këngës së re

1 year ago 33
Reklamë
14:45 27/08/2023

“Dance The Night” po kryeson listat muzikore në Mbretërinë e Bashkuar

Një Barbie si Dua Lipa është realizuar nga kompania Mattel, me rastin e kontributit të saj në filmin me të njëjtin emër.

Këngëtarja e njohur performoi këngën “Dance the Night” e cila shërben si kolonë zanore e filmit.

Kënga ka rezultuar mjaft e sukseshme dhe ka kryesuar listat muzikore në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo postoi në llogarinë e saj personale në Instagram një sërë fotografish për të festuar suksesin e këngës së re.

Në këto foto këngëtarja me origjinë shqiptare shihet duke pozuar me bikini dhe mban afër vetes edhe  këtë kukull Barbie.

Ajo nuk ka harruar të falenderojë edhe fansat që vijojnë të dëgjojnë këngën e saj.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article