Dua Lipa merr vëmendje me stilin e veshjes gjatë një tjetër dalje në New York

10 months ago 22

Dua Lipa dukej sikur sapo kishte dalë nga “The Matrix” kur shëtiti në New York të martën (28 nëntor).

Artistja ndërkombëtare, e cila thuhet se do të niset në turneun e saj të parë në stadium në vitin 2024, u pa e veshur pothuajse tërësisht me ngjyrë të zezë ndërsa po shijonte drekën në qytet.

Krijuesja e hiteve, 28 vjeçe, veshi një pallto lëkure të zezë vintage, të cilën e shoqëroi me pantallona lëkure gjithashtu të zi dhe të bardhë me një bel elastik dhe kordon, dhe çizme me taka të larta.

Flokët e gjatë të kuq të këngëtares “Sweetest Pie” ishin të ndarë në mes dhe të stiluar me valëzim.

Grimi i saj dukej natyral, ndërsa mbante edhe një palë vathë të madhe me xhevahir dhe syze dielli të errëta.

Këngëtarja e “New Rules” mbante një çantë të madhe lëkure të zezë, të cilën “Vogue” e identifikoi si një çantë klasike “Hermes Birkin”.

Kënga e artistes “Dance The Night” nga kolona zanore e “Barbie” mori nominimet për “Grammy” për “’këngën e vitit’ dhe ‘këngën më të mirë të shkruar për median vizuale’. Të dy çmimet nderojnë kantautorët.

Çmimet “Grammy” do të mbahen më 4 shkurt 2024. /Telegrafi/

Read Entire Article