Dua Lipa rikthehet me këngën e ri “Houdini”, vjen me skena ‘të nxehta’ në klip

11 months ago 28

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është rikthyer me projekt të ri muzikor.

“Houdini” mban titullin kënga e saj e re, e cila është prijëse e albumit të saj të ri në ardhje, që gjithashtu do të shënojë një epokë të re në karrierën e saj në vitin 2024.

Për këngën Dua ka punuar vet në bashkëpunim me autorët: Caroline Ailin, Danny L Harle, Kevin Parker dhe Tobias Jesso Jr.

Klipi i këngës është mjaft tërheqës, në të cilin ajo shfaqet në një sallë vallëzimi duke kërcyer me një tufë balerinësh meshkuj.

Këngëtarja nga Kosova është kujdesur që të vë në pah linjat e saj atraktive trupore gjatë koreografisë, duke marrë kështu simpatinë e shumë shikuesve.

Dua Lipa ka qenë duke punuar gjatë gjithë vitit 2023 në albumin e saj të ri, i cili pritet të publikohet në vitin 2024. /Telegrafi/

Read Entire Article