Dua Lipa shfaqet në publik me Callum Turner

8 months ago 15
Reklamë
19:30 17/01/2024

Flet për një lidhje të përfunduar keq pas ndarjes nga Gavras

Fillimisht qarkulloi si një thashethem, por dyshimet se Dua Lipa ka nisur një romancë të re me aktorin britanik Kallëm Tërnër po shtohen gjithmonë e më shumë.

Tabloidi britanik “The Sun” publikoi këtë javë foto ku ata shfaqeshin krah njëri-tjetrit, tepër të qeshur në një event për serialin e ri ku luan edhe Kallëm Tërnër “Masters of the Air” në Los Anxheles.

Burime pranë yllit të Popit me origjinë shqiptare thonë se ata sapo kanë nisur një lidhje dashurie, të cilët duket se nuk po e fshehin më as në publik. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk i ka konfirmuar zyrarisht zërat që qarkullojnë.

28-vjeçarja u nda muajin e kaluar nga regjisori greko-francez Romain Gavras, pas një lidhjeje disa mujore. Në një intervistë për revistën Rolling Stones, Dua Lipa rrëfen se në të kaluarën ka patur edhe ndarje të përfunduara keq, pa specifikuar atë me Gavrasin, ndoshta duke e lënë të kuptohet.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article