“Duhet ta moderoja unë Kepin e Vipave, jo Kiara”, Luiz Ejlli i kthehet keq Ronaldo Sharkës

1 year ago 42
Reklamë

Luiz Ejlli ka reaguar pas komentit të Ronaldo Sharkës në “Kepin e Vipave”, ku tha se duhej ta moderonte ai dhe jo Kiara Tito.

Përmes një story në Instagramin e tij ai thoshte se donte të kishte qenë pranë Kiarës për ta mbështetur dhe se të gjithë do të merrnin “përgjigjet që meritojnë.”

“Unë kam qenë në xhirime dhe nuk kam arritur ta shoh Kiarën tek ‘Kepi i VIP-ave’. Po shikoja disa pjesë tani dhe më vjen keq për dy gjëra. E para që nuk kam patur mundësi të jem krah saj në Turqi dhe e dyta, pash disa momente që disa personazhe po bëshin si ‘koka shkencash’. Po të kisha qenë aty, do merrshin përgjigjet që meritojnë, por, siç e thotë shprehja: ‘Kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle!’”, është shprehur Ejlli.

Të dielën nisi “Kepi i Vipave” në Top Channel, një reality show, i cili ka bërë bashkë tetë personazhe VIP për të përjetuar një aventurë të nxehtë verore në praninë e njëri-tjetrit.

E diela në ekranin e Top Channel premton të jetë e nxehtë dhe pikante me “Kepin e VIP”-së nën moderimin e Kiara Titos.

Top Channel

Read Entire Article