Duke menduar se po gjuajnë ukrainasit, ushtarët e Putinit bombardojnë me aeroplan luftarak fshatin rus

10 months ago 33

Gjatë një sulmi ajror ushtarët e Vladimir Putinit duke menduar se po gjuajnë Ukrainasit, kanë bombarduar fshatin Petropavlovka në rajonin rus Voronezh.

Duke tentuar të arsyetojnë veprimin e tyre me kinse një gabim, ministria e ruse e Mbrojtjes, ka thënë se nga lëshimi i bombave nuk ka patur viktima, por disa video amatore e tregojnë  të kundërtën – sandale të mbushura me gjak, ndërtesa dhe shtëpi të shkatërruara, transmeton Telegrafi.

“Lëshimi i bombave nga aeroplani ndodhi më 2 janar rreth orës 9:00 të mëngjesit, ndërsa aeroplani i Forcave Ajrore ruse po fluturonte mbi fshatin Petropavlovka në rajonin Voronezh. Nuk pati viktima”, u tha në kumtesën e ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Ndryshe kjo nuk është hera e parë që ushtria ruse bënë gabime të tilla amatoreske nga fillimi i luftës në Ukrainë, ku janë raportuar shumë rase të ngjashme.

Në maj të vitit të kaluar, artileria ruse kishte goditur pozicionet e veta duke menduar se po gjuajnë ukrainasit që i kishin qindra metra larg. /Telegrafi/

Read Entire Article