“Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj…” Princ Leka dhe Elia Zaharia njoftojnë zyrtarisht divorcin

8 months ago 15
Reklamë
20:30 15/01/2024

Merr fund pas 8 vitesh martesa mes Princit Leka II dhe aktores Elia Zaharia. Lajmi u njoftua nga familja mbretërore shqiptare, në një postim që e ndau vetë Princi Leka në rrjetet sociale.


“Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund. Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhnin atë me pëlqim reciprok, duke filluar procedurat e nevojshme ligjore. Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LSM Princeshës Geraldinë!!!”, thuhet në postim.

Foto nga dasma e Princ Leka II dhe Elia ZahariaFoto nga dasma e Princ Leka II dhe Elia Zaharia

Princ Leka dhe Elia Zaharia u kurorëzuan në martesë në vitin 2016, pas një historie dashurie disa vjeçare (Lexo më shumë).

Princ Leka II dhe Elia Zaharia me vajzën e tyre Princeshën GeraldinëPrinc Leka II dhe Elia Zaharia me vajzën e tyre, Princeshën Geraldinë

Ata janë prindër të një vajze 4-vjeçare, Princesha Geraldinë (Lexo më shumë)./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article